Wednesday, December 11, 2013

Sërf Mbi Dallgët Shpirtërore

Sërf Mbi Dallgët Shpirtërore Sepse unë jam Zoti, Perëndia yt, që tund detin dhe bën të gjëmojnë valët. Isaia 51:15

Sërfi është sport që praktikohet nga vendet ku brigjet e tyre lagen nga oqeane sepse vijne dallgë të larta dhe të gjëra. Serf eshte rreshqitje mbi dallge me nje copë dërrase vezake  Për sërfin janë hapur kurse si të bësh sërf sa më mirë.Nëse do shkoshnë një kurs të tillë do mësosh çdo gjë në lidhje me të: si të zgjedhës dërrasën më të mirë, si ta dallosh që po vjen një dallgë në të cilën mund të bësh sërf, si të rrëshqasësh në këtë dallgë, si ta kapësh një dallgë dhe të qëndrosh sa më gjatë në të dhe më e rëndësishmja, si t’ia dalësh dallgës deri në fund dhe të mos rrëzohesh. POR kurrë nuk ke për të gjetur një kurs “Si të Ndërtosh një Dallgë.” Sërfi është arti i rrëshqitjes mbi dallgët që krijon Perëndia. Ai i bën dallgët, sërfistët vetëm rrëshqasin mbi to. Asnjë nuk përpiqet të krijoje dallgë. Nëse s’ka dallgë nuk bëjnë sërf atë ditë. Por, kur sërfistët shikojnë një dallgë të mirë, bëjnë të pamundurën per te qene aty madje dhe nëse eshte ditë me mot të keq. E njejta gje me kishen. Ne nuk prodhojmë dot dallgë të Frymës së Perëndisë, sepse rritja nuk prodhohet nga njeriu. Vetëm Perëndia e rrit kishën. Vetëm Perëndia e bën kishën të rritet, vetëm Perëndia mund të fryjë, frymë jete në luginën me kocka të thata,vetëm Perëndia krijon dallgë në Tirane dhe Shqiperi, dallgë ringjallje, rritje dhe hapje zemrash nga njerëzit e pashpëtuar. Ashtu siç tha Pali për kishën në Korinth, “Unë mbolla, Apolli ujiti, por Perëndia bëri të rriten.”1 Kor.3:6 Bashkëpunimi ishte i tille: Pali dhe Apolli bënë pjesën e tyre, por Perëndia e shkaktoi rritjen. Puna jonë si sërfistë me përvojë tashmë, është të zbulojmë një dallgë të Frymës së Perëndisë dhe të sërfim mbi të. Nuk është përgjegjësia jonë të prodhojmë dallgë por të zbulojmë si po punon Perëndia dhe të bashkohemi me Të. Kur rri në breg dhe shikon sërfistët duke kapur dallgë duket shumë e lehtë. Por në fakt, është goxha e vështirë dhe kërkon aftësi të mëdha dhe balancë. Të kapësh një dallgë s'është e lehtë nuk duhet vetëm dëshirë dhe përkushtim; por duhet dhe durim, ide, besim, aftësi dhe shuuuumë balancë. Të drejtosh një kishë në rritje, është si sërfi, mund të duket e lehtë për ata që s’janë të përfshirë por nuk është. Sepse kërkon mjeshtëri mbi disa aftësi te caktuara, kerkon durim, ide te reja, besim, balance ... Sot, Perëndia po krijon dallgë pas dallge me njerëz që janë të hapur për ungjillin. Le të perkushtohemi që kurrë s’do përpiqemi të ndërtojmë dallgë. Ajo është puna e Perëndisë. Por le të përpiqemi të zbulojmë dallgët që Perëndia po dërgon në drejtimin tonë, të mësojmë si t’i kapim, të mësojmë si të përdorim mjetet e duhura për të rrëshkitur mbi këto dallgë, të mësojme rëndësinë e balancës. Le të mësojme si të zbresim nga dallgët e vdekura kur e kuptojmë që Perëndia do që ne të bëjë diçka të re. Sekreti i mahnitshëm është: Sa më të aftë që do të bëhemi ne si surfistë të dallgëve të rritjes, aq më shumë dallgë do të dërgojë Perëndia në drejtimin tonë. Njerëzit sot janë më të hapur për ungjillin se më parë. Para disa vitesh s’e kishin të qartë kush është Zoti, as Jezusi, as besim, akoma dhe sot e ngatërrojnë besimin me përfitimin por janë të hapur për të dëgjuar. Fryma e Perëndisë po lëviz fuqishëm në formë dallgësh në Tirane. Le te jete kjo lutja jonë çdo ditë: "Atë, unë e di që ti do të bësh gjëra të mrekullueshme në Tirane dhe ne Shqiperine tënde sot. Të lutem më lejo që të kem privilegjin me marrë pjesë në atë që Ti do bësh sot." Me fjalë të tjera, s’duhet te lutemi, “Zot, bekoje këtë që jemi duke bërë ne” por të lutet,“Zot, na ndihmo të bëjmë atë që je duke bekuar Ti.” Unë besoj që Perëndia po dërgon dallgë të rritjes drejt kishes se Tij, Ai do që të përgatitemi për të rrëshqitur në to. Kishat më të mëdha në historinë e krishterimit janë tani në ekzistencë. Dhe pse historitë e tyre janë shumë të bukura kur i dëgjon, unë besoj që kishat më të mëdha se ato duhen ndërtuar. Kisha jote eshte tamam kisha që Perëndia ka zgjedhur për ta përdorur për këtë gjë. Le të përgatitemi për sërf, dallgët shpirterore duken në horizont. Rrëmbeni dërrasat e sërfit erdhi koha për të rrëshkitur mbi dallgët që ka krijuar dhe që po sjell drejt nesh Perendia, Zoti i gjithë Tiranës, Shqiperise dhe botës, Jezu Krishti!